|
|
| Info Shkenca! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Info Shkenca! Tue Feb 10, 2009 11:01 pm | |
| Zhvillohet kabllo neural për transferin e shënimeve nga dhe në tru Kabllo i ndërtuar nga neuronet një ditë mund të përdoret për transferin e "shënimeve" nga kompjuteri në tru të njeriut. Një kabllo e tillë është zhvilluar në University of Pennsylvania në SHBA. Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmon personave të cilët kanë humbur gjymtyrë për ta kontrolluar gjymtyren prostetike. Mendimi pas këtij hulumtimi është se neuronet janë më të gatshme për tu lidhur me neurone tjera, si për shembull me trurin e njeriut. Në 2001, ekipi hulumtues arriti ta zhvillon një metodë përmes të cilës fijet neurale janë kultivuar duke i tërhjekur grupet e neuroneve. Gjatësia e fijeve të tilla arriste deri në 10 cm. Fijet e tilla janë përdor deri tani për regjenerimin e nervave të dëmtuar në gjymtyrë. Kabllo neural është prodhuar në mënyrë të ngjajshme. Grupet e neuroneve janë kultivuar mbi 96 elektroda të mbuluara me protein për të cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektrodat vendosen në largësi prej 100 mikrona, qelizat fillojnë të rriten në drejtim të proteinit, duke krijuar kështu lidhje neurale. Me tërhjekjen graduale të dy pllakave (një të neuroneve dhe tjetra e elektrodave), fijet neurale vazhdojnë të rriten në distance e posa krijuar. Rritja shkon deri në 1 cm në ditë. Doug Smith, krye hulumtuesi, thotë se "pjesen e lirë do ta përdorim për lidhje me tru, ndërsa atë tjetren për lidhje me kompjuter". Testet të cilat kanë konfirmuar se sinjalet elektrike mund të mbarten në të dy drejtimet në kabllo ishin të suksesshme. Smith tani pret ta mbart testin në shtazë. Qëllimi kryesor për përdorimin e neuroneve dhe jo të materialeve jo-biologjike është rezistenca e organizmit, e sidomos të neuroneve, ndaj metalit apo gjërave të ngjajshme. | |
| | | Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Pajisja për matje precize mbi harkun e violinës Tue Feb 10, 2009 11:02 pm | |
| Pajisja për matje precize mbi harkun e violinës Një studente post-diplomike në MIT ka krijuar një pajisje elektrike e cila mund të bën matjet precize të pozitës, përshpejtimit dhe shtypjes së harkut të violinës. Diana Young, kandidate për Doktoraturë në Massachusetts Institute of Technology, pohon se sistemi mund të përdoret për vlerësimin e teknikave të ndryshme të harkimit në violinë që mund të përmirëson të shprehurit muzikor. Pajisja është ndërtuar nga harku fiber-karbonik komercial. Matjet janë bërë duke përdorur fushën elektromagnetike dhe duke e "kapur" atë. Pajisja është ndërtuar gjatë studimit të saj për Master në MIT në vitin 2001 | |
| | | Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Çipi hibrid ku molekulat i ruajn bit-at Tue Feb 10, 2009 11:03 pm | |
| Çipi hibrid ku molekulat i ruajn bit-at Një nga teknologjitë më premtuese për zëvendësimin e elektronikës tradicionale është ajo hibride. Qarqet e integruara hibride përbëhen nga kombinimi i disa llojeve të teknologjive si: mikro, nano dhe molekulare. Megjithëse kjo fushë e studimit është ende në fazat fillestare, një metodë e re tregon rrezultate premtuese. Kjo metodë lejon vendosjen e 100 miliard bitave për centimetër katror. Hulumtuesit Italian, Gianfranco Cerofolini dhe Danilo Mascolo nga STMicroelectronics, kanë analizuar gjendjen e tanishme të teknologjive të nevojitura duke arritur tek një zgjidhje e cila lejon prodhimin në shkallë të lartë të çipave hibrid. Metoda e tyre e prodhimit fillon me një pajisje mikroelektirke të silikonit, që e kontrollon një nanoshufër në të cilën çdo vend-takim përmban deri më 10,000 molekula. Këto molekula individuale e luajn rolin e pajisjeve memorike mbasi që mund të kalojnë në dy gjendje (duke i koduar bitat). Molekula ka aftësi ta kap një elektron duke e ruajtur gjendjen dhe duke e "ndalur shkrimin". "Fshierja" e informatës bëhet duke e lëshuar elektronin përmes "tunelimit elektronik". Tunelimi elektronik është efekt i mekanikës kuantike. Tunelimi i lejon elektronit ta ndryshon pozitën pa kaluar në hapësirën mes pikës A dhe B. Një nga sfidat më të mëdha për ekipin hulumtues janë çmimi i prodhimit dhe shkalla. | |
| | | Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Projektimi i informatave planetare në sferë Tue Feb 10, 2009 11:04 pm | |
| Projektimi i informatave planetare në sferë Sistemi i ri për projektimin e informatave planetare në sferë do t'a mundëson vëzhgimin e Tokës, uraganeve si Katrina, apo Marsin me vullkanet më të mëdha në sistemin tonë Diellor. Ky sistem quhet "Science on a Sphere". Kjo sferë e ndërtuar nga fibrat e qelqit, me diametër afro dy metra, tregon pamje nga katër projektorët e vendosur përrreth. Sistemi është zhvilluar për nevoja edukative nga Earth System Research Laboratory e National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA). Sistemi është duke fituar popularitet në radhet e shkencëtarëve sepse është shumë efikas për t'i thithur sasirat e mëdha të informatave mbi planet. Pamjet e projektuara janë dy dimensionale dhe janë të bashkuara me shënimet e marrura nga objektet sferike si planetet dhe hënat. Sistemi pastaj i sinkronizon këto pamje duke krijuar prezantime të animuara të cilat ofrojnë pamje vizuele të shënimeve të mbledhura. | |
| | | Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Kina do te hyn ne listen e superkompjutereve Tue Feb 10, 2009 11:05 pm | |
| Kina do te hyn ne listen e superkompjutereve Nje kompjuter i ndertuar nga Kinezet mendohet se do te merr njerin nga dhjete vendet per superkompjuteret me te fuqishem ne bote. Kompjuteri nga Dawning Information Industry Co. Ltd, i quajtur TC4000A eshte nje cluster prej 2,560 Opertron 800 CPU-ve nga AMD. Permbane 640 njesi me nga kater procesore ne cdo njeret prej tyre.
TC4000A eshte ndertuar me heret kete vit per Akademine Kineze te Shkencave dhe ne testet e vleresimit ajo arriti te procesoje 10 trilion (trilion ne Anglisht ndersa bilion ne Shqip) operacione float-point per sekonde. | |
| | | Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Numri Prim me i madh me 7 milion numra Tue Feb 10, 2009 11:06 pm | |
| Numri Prim me i madh me 7 milion numra Me 14 Maj 2004 Josh Findley zbuloi Primin Marsenne te 41-te. 2 ne fuqine 24,036,583 minus (-) nje (1). Numri i ri eshte gati nje milion numra me i madh sesa numri i meparshem. Kalkulimi eshte bere per dy jave ne makinen Pentium 4 me 2.4GHz. Ky numer me vone eshte konfirmuar per 5 dite duke perdor gjysmen e fuqise se Bull NovaScale 5000 HPC (High Performance Computing) me 16 Itanium II 1.3GHz CPU qe punon ne Linux. Konfirmimi i dyte erdh nga Jeff Glichrist nga Elytra Enterprises ne Otawa/Kanada. Te dy konfirmimet perdoren programin e Guillermo Bellester Valor. Per me shume mbi testimet, HPC dhe programet: http://glucas.sourceforge.net/http://www.bull.com/novascale/hpc.htmlhttp://www.sharcnet.org/Per me shume informata, numri prim eshte cdo numer me i madh se 1 i cili plotepjestohet vetem me 1 dhe veteveten, psh 2,3,5,7,11,13,17. Numri Mersenne prim eshte numri i cili prodhohet prej formules M = 2^n - 1. Numri i prodhuar duhet te jete numer prim. | |
| | | Xhulio
Numri i postimeve : 8 Age : 32 Registration date : 05/02/2009
| Titulli: Së shpejti do të ndërtohet grid-i më i madh kompjuterik Tue Feb 10, 2009 11:07 pm | |
| Së shpejti do të ndërtohet grid-i më i madh kompjuterik
Këtë javë shkencëtarët në Britani do të vendosin në punë gridin më të madh kompjuterik të përbërë nga 6,000 makina në 78 lokacione botërore. Roli i këtij gridi është llogaritjet shkencore nga Large Hadron Collider (LHC) që është duke u ndërtuar në CERN, Gjenevë/Zvicër për hulumtime të Fizikës elementare dhe bërthamore. LHC do të prodhon 15 PB (Peta Byte ose 15 milion trilion bajta) të shënimeve çdo vit të cilat duhet llogaritur. Qëllimi i LHC është zbulimi i proceseve fizike elementare që e ndërtojnë Gjithësinë dhe çdo gjë që ekziston dhe është e ndërtuar nga grimcat elementare. Për më shumë mbi Grid Computing: http://www.webopedia.com/TERM/g/grid_computing.html | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Info Shkenca! | |
| |
| | | | Info Shkenca! | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|