Nje foto nudo e popstarit Madonna, e realizuar ne vitin 1979 kur ajo ishte ende e panjohur, eshte shitur per 37.500 dollare ne nje ankand ne Nju Jork.
Fotoja bardh e zi i perket kohes kur kengetarja punonte si balerine dhe per te u pagua me 25 dollare. Ajo i kaloi nje bleresi anonim, ndersa shtepia e ankandeve Christie’s e vleresoi kete si rekord, pasi ishte llogaritur qe fotoja te siguronte 15 mije dollare.
Fotoja e Madonnes ishte mes 150 imazheve te koleksionit te Leon dhe Michaela Constantiner, qe perfshinte edhe portrete te Linda Evangelista, Joan Crawford dhe Lana Turner.
Ky nuk ka qene suksesi i vetem per Madonnem. Revista Billboard ne listen e saj te pervitshme te personave qe sigurojne me shume te ardhura, e renditi ate ne krye. Turneu Sticky & Sweet ka patur nje sukses te paprecedente me 242,2 milione dollare.
Pas saj ne liste u perfshine Bon Jovi me 157.2milione, Bruce Springsteen me 156.3milione, The Police me 110milione dhe Celine Dion me 99.2milione dollare.