Forumi Fantazia është komuniteti ku flitet me ide të hapura, transparente edhe tolerante, një liqen i thellë ku çdokush lëshon një pikë nga inteligjenca edhe dituria e tij.
Forumi Fantazia vë në dispozicion të anëtarëve të tij, një hapësirë te lire për shkëmbim idesh, opinionesh, eksperience edhe informacione me qëllime krejt të ligjshme, me mirësjellje, tolerancë dhe respekt ndaj anëtarëve të tij, duke u kërkuar në shkëmbim të respektoni rregullat, për të garantuar një rregullsi edhe paqe në diskutimet tona.
I) NICKNAME OSE PSEUDONIMI
1. Mund ta vendosni sipas fantazisë suaj.
2. Ndalohen nickname që i përkasin një fjalori të papranueshëm apo fyes.
3. Nickun tuaj mund ta ndërroni vetëm njëhere pasi të jeni rregjistruar (sipas deshirës)
II) MODERIMI
1. Çdo forum dhe seksion moderohet, për të ndaluar përdorimin e një fjalori vulgar dhe përçarës, spam, mesazhet reklamuese dhe për të evituar daljen e diskutimeve përtej argumentit aktual.
2. Në rast se mesazhet tuaja janë jashtë diskutimit ato do s’postohen ose do të fshihen
3. Ankesat ndaj moderatorëve mund t’i bëni në një temë të veçantë në seksionin e ankesave, por jo duke dërguar e-mail apo PM te moderatori
3. Shënimet e moderatorëve për tërheqjen e vëmendjes, spostim teme apo fshirje postimesh nuk duhet t’i merrni kurrsesi si sulme personale.
III) TEMAT, TITUJT DHE POSTIMET
1. Përpara se të hapni një temë të re në forum, sigurohuni që nuk është hapur më parë, sigurohu që të jetë në seksioni e duhur dhe vendosni një titull të qartë që të shpjegojë më tepër diskutimin në atë temë.
2. Tituj duhen të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, pa gabime drejtshkrimore. Në raste të kundërt do të modifikohen nga moderatorët.
3. Evitoni shkrimin e titullit me GERMA TE MADHA, përveç se në ndonjë rast tepër urgjent. Respektimi i këtij rregulli siguron një lexim më të lehtë dhe më estetik të tekstit.
4. Forumi lejon modifikimin e titujve, teksteve vetëm nga ana e autorit.
5. Autori është i vetmi përgjegjës për tekstet që përmbahen në postimet e tij.
6. Në rast nevoje kontaktoni me një Moderator që t'iu këshillojë më mirë.
7. Jini sa më të qartë, më specifik edhe konciz në postimet tuaja. Në këtë mënyrë opinioni apo pyetja juaj do kuptohen më lehtë dhe do marrë përgjigjen që meriton.
IV) RESPEKTI
1. Respektoni anëtarët e tjerë, forumin edhe moderatorët. Diskutimet tuaja në forum duhet të jenë komfort me rregullat e një sjelljeje të mirë.
2. Ju kërkohet të evitoni postimet me përmbajtje vulgare, ofenduese kundër personave, anëtarëve të tjerë apo një besimi fetar.
Mos respektimi i këtij rregulli do të sjellë fshirjen e menjëhershme të mesazhit me përmbajtje të tillë, si dhe mundësinë e një përjashtimi tuajin nga forumi.
3. Ky forum nuk është mjet për hakmarrje personale. Problemet personale me anëtarët e tjerë i lini jashtë forumit, ose në limit në PM.
4. Cilido anëtar që publikon informacione personale të një anëtari tjetër pa pëlqimin e tij do largohet përgjithnjë nga forumi.
5. Sulmet personale kundrejt moderatorëve me një fjalor ironik të pasur me batuta satirike nuk janë të pranueshëm.
Cilido që e kundërshton do përjashtohet nga forumi.
V) AVATARI & FIRMA
1. Avatari është fotografia që shfaqet poshtë nickname tuaj nëpër çdo postimin tuaj në forum dhe mund te zgjidhet dhe ndryshohet sipas dëshirës.
2. Avatari nuk duhet të kalojë këto përmasa 100x120 dhe madhësinë 16kb.
3. Nuk janë të pranueshme fotografitë me përmbajtje pornografike, rraciste apo ofenduese për anëtarët e tjerë të forumit.
4.Nuk lejohet firma me fjalë banale, me imazhe erotike apo pornografike.
*Nqs shihen të tilla gjëra do të modifikohen dhe në rast se ju e thyeni sërisht këtë rregull do t'iu bllokohet llogaria.
VI) PERDORIMI I PM (mesazhe private)
1. Çdo anëtar ka të drejtën e tij të lexojë në forum pa u bezdisur me PM të formës spam, reklamuese nga anëtarët e tjerë.
2. Dërgimi i një PM te Moderatorët lejohet vetëm në rast se keni ndonjë problem me temat apo kërkoni asistencë teknike.
3. Ndalohet dërgimi i PM reklamues te anëtarët e forumit.
Në rast të një sinjalizimi do merret masa e përjashtimit nga forumi.
4. Në rast të bezdisjeve të përhershme me PM nga anëtarët e tjerë drejtohuni Administratorit.
VII) PERGJEGJESITE
1. Moderatorët dhe Administratorët nuk mbajnë përgjegjësi në forum për përmbajtjen dhe të çdo veprimi të marë nga anëtarët.
2. Çdokush ka përgjegjësitë e tija. Moderatorët edhe Administratorët nuk mund të quhen përgjegjës për mesazhet që postojnë anëtarët në forum.
3. Postimet e bëra në këtë forum janë thjesht opinion i lirë i anëtarëve dhe janë nën përgjegjësinë e kujt i shkruan.
4. Moderatorët dhe Administratorët kanë të drejtën absolute të fshijnë çdo postim që mund t'u duket ofendues, përçarës, pa paralajmërim.
VIII) TE DREJTAT DHE COPYRIGHT
Eshtë krejtësisht e lirë të publikohen materiale, tema apo diskutime të marra nga ky forum në çdo forum tjetër duke treguar prejardhjen e informacionit.
Alba1.co.cc ose Albaone.forumotion.com
IX) PRIVATESIA
Përsa i përket privacy-së dhe të dhënave personale të çdo anëtari të forumit ato janë tepër të sigurta dhe të paprekshme.
1. Nuk kërkohet asnjë e dhënë personale në momentin e regjistrimit në forum.
2. Informacionet jo identifikuese (IP e-mail) përkatës të çdo anëtari të këtij forumi janë të sigurta dhe do ruhen në mënyrën më absolute në respekt të ligjeve për privacy.
Për cdo problem, paqartësi, informacion apo ankesë tuajën na kontaktoni:
dioniplay@gmail.com Fantazia 2009